Njësitet policore në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë realizuar sot në mesditë një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.
Urdhër-kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Kllodernicë të Skenderajt, e cila ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme të gjatë – pushkë automatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa rasti është iniciuar vepër penale – armëmbajtje pa leje”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.