Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një person në Hajvali, dërgohet i vdekur në QKUK

policia

Një person është vrarë në Hajvali mbrëmjen e së hënës.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Naser Syla, i njëjti është dërguar i vdekur në QKUK.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Syla për Kohën.

Kjo është vrasja e gjashtë që nga fillimi i muajit gusht.