I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali, gjendet ende në arrati.
I njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor.
Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh.
Kjo është vrasja e gjashtë që nga fillimi i gushtit.
-
Prokuroria: I dyshuari për vrasjen në Hajvali është Xhemajl Nuhiu, ndodhet në arrati
-
Vritet një person në Hajvali, dërgohet i vdekur në QKUK
-
Një person plagoset në Hajvali, Policia vihet në kërkim të të dyshuarit
-
Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë
-
I dyshuari në arrati pas plagosjes së një personi në Fushë-Kosovë