50 kg mjaltë e 11 litra raki kishin ngarkuar në kombin e tyre me të cilin hyrën në Kosovë.
Policia e Kosovës arrestoi dje në fshatin Matergovc të Podujevës, një burrë e një grua shtetas të Serbisë, pasi hynë në Kosovë ilegalisht.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një burrë e një grua, shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki”, thuhet në raport të policisë, transmeton Koha.net.
Policia, tutje njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen dy shoferë serbë që po tentonin të kontrabandonin 510 kg mjaltë në Kosovë
-
Tentoi t’i fuste ilegalisht 71 kavanozë me mjaltë nga Serbia, ndalohet kosovari në Zubin-Potok
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Arrestohen dy shtetas të Serbisë për kontrabandim të mallrave në Kosovë
-
Sekuestrohen mbi 2000 kg mjaltë