Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Me dokumente fals aplikuan për vizë në ambasadën çeke, dy të arrestuar

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Viti janë arrestuar dy persona për falsifikim të dokumenteve.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjti kishin falsifikuar një dokument të bankës dhe të njëjti e kishin prezantuar në ambasadën Çeke në Maqedoninë e Veriut për aplikim për vizë.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.