Avokatja e Edmond Lajçit, që të premten u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes Gjyljeta Ukella, ka njoftuar se mbrojtja do ta apelojë vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
“Patjetër që do të shfrytëzojmë të drejtën e ankesës pranë gjykatës së shkallës së dytë”, ka thënë avokatja Zana Krasniqi për KOHËN.
Gjatë ditës avokatja e familjes Ukella, Fehmije Gashi-Bytyqi, u shpreh se fakti që Lajçi e ka pranuar fajësinë mund t’i sjellë benefite në shkallët e tjera gjyqësore.
“Kjo është arsyeja pse e kam kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i pandehuri pasi është rrethanë lehtësuese, në raste të tjera përdoret për të zbutur dënimin. Të shohim Apelin si do të vendosë dhe më pas do ta përgatisim edhe ne përgjigjen”, ka deklaruar ajo në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Lajçi u shpall fajtor për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, vrasja ishte kryer me dashje brenda banesës ku jetonte çifti. Vendimi i Gjykatës u mirëprit nga familjarët e viktimës.
Edhe
Vrasësit të bashkëshortes i ndryshohet vendimi, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet
Më 19 nëntor Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Lajçit, për vrasje të bashkëshortes së tij më 16 prill.
Sipas aktakuzës, këtë ditë rreth orës 08:00, në banesën e tij në Pejë, i pandehuri me dashje ka vrarë me pistoletë Gjyljeta Ukellën. Në këtë dokument tregohet se paraprakisht viktima i ishte nënshtruar edhe dhunës psikike.
-
Avokatja e familjes së Ukellës paralajmëron t’i drejtohet Kushtetueses pas uljes së dënimit ndaj Lajçit
-
Supremja ia ul dënimin Edmond Lajçit, nga burg i përjetshëm në 30 vjet burgim
-
Familjarë të Gjyljeta Ukellës kërkojnë të mbahet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Edmond Lajçit
-
Edmond Lajçi para Supremes për vrasjen e Gjyljeta Ukellës