Mbikëqyrësi në Qendrën Korrektuese të Dubravës, SH.G., është arrestuar nga Policia e Kosovës të premten për shkak të dyshimeve për marrje ryshfeti.
Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë ka kontrolluar pronën e të dyshuarit, i cili thuhet se u ka bërë favore të burgosurve.
Sipas njoftimit, SH.G. dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet 1.880 euro.
Atij iu caktua masa e ndalimit prej 48-orësh.
Po akuzohet për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
Largohet nga puna mbikëqyrësi i Qendrës Korrektuese në Dubravë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohet një vizitor në Burgun e Dubravës, dyshohet se kanosi një oficer korrektues
-
Ndalohet një i dyshuar për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit