Që nga 21 qershori njësiti i trafikut në Prishtinë ka nisur shqiptimin e gjobave ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se deri më tani ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.
“Që nga data 21 qershor 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes. Në kuadër të këtij plani, deri sot janë shqiptuar 1198 gjoba për këtë lloj kundërvajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia gjithashtu ka shqiptuar 129 tiketa masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
Operacioni sipas policisë do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.
-
326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes vetëm në janar në Ferizaj
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë
-
Përdorimi i telefonave gjatë vozitës, policia në kryeqytet vetëm për një ditë shqiptoi 60 gjoba
-
Shpërndarja me postë të gjobave të trafikut, qytetarët e shohin vendim të nevojshëm
-
Për një javë në Prishtinë u shqiptuan 826 gjoba për shkelje në trafik të evidentuara nga pajisjet inteligjente