Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Luftë mes bandash në Athinë, plagoset shqiptari dhe greku

Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës.

Ata ndodheshin në një automjet në kohën që ekzekutorët u afruan me dy motoçikleta dhe hapën zjarr me pistoleta, shkruan tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të kryeqytetit grek.