Gjykata e Apelit e ka liruar ish-kryetarin e Kukësit, Safet Gjici. Ai ishte dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare pas skandalit seksual në zyrë, derisa i kishin mbetur edhe tetë muaj burgim.
Gjici u lirua për shkak se i është rënduar gjendje shëndetësore, ka raportuar TCH.
Skandali i Gjicit ishte publikuar në qershorin e 2023-s.
Ai ishte arrestuar në po atë muaj.