Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lirohen nga paraburgimi dy edukatoret që akuzohen për rrahjen e 3-vjeçarit në Fushë-Kosovë

Dy edukatoret që akuzohen për dhunë ndaj një fëmije trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, janë liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Është e vërtetë, iu është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka thënë ajo shkurtazi.

Më 19 shtator është raportuar për dyshimin për rrahje të 3-vjeçarit nga edukatoret në çerdhen publike në Fushë-Kosovë.

Rasti është raportuar nga një familjar, i cili në Facebook ka postuar fotografi dhe video të nxjerra nga kamerat e vendosura brenda çerdhes.

“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh", ka shkruar ai në Facebook. Ai ka kërkuar nga “organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre”.