Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një edukatoreje dhe një kuzhiniere, për keqtrajtimin e një fëmije në një çerdhe në Fushë-Kosovë.
N.M. dhe N.H. akuzohen për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe për “lëndim të lehtë trupor”.
“Sipas aktakuzës, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, konkretisht staf i angazhuar në Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke e keqtrajtuar të dëmtuarin e mitur brenda hapësirave të këtij institucioni, ku si pasojë e këtyre veprimeve të njëjtat kanë kryer veprat penale të lartcekura. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet nga Prokuroria.
Fillimisht dy edukatore dhe një kuzhiniere e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë ishin ndaluar për keqtrajtim të fëmijës më 19 shtator, pasi në rrjete sociale ishte publikuar një video ku shiheshin punonjëset duke e tërhequr zvarrë fëmijën trevjeçar. Videoja ishte publikuar nga daja i fëmijës.
Pas intervistimit, një edukatore u lirua, ndërsa një tjetër dhe kuzhinierja u ndaluan për 48 orë. Atyre një ditë më vonë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarat në rastin e keqtrajtimit të 3-vjeçarit në çerdhe
-
Lirohen nga paraburgimi dy edukatoret që akuzohen për rrahjen e 3-vjeçarit në Fushë-Kosovë
-
Inspektorati nxjerr vendim për suspendimin e tri punëtoreve që keqtrajtuan 3-vjeçarin në kopsht
-
Ndalohen për 48 orë dy edukatoret me dyshimin për keqtrajtim të një 3-vjeçari
-
Avokati Hasani: Edukatoret që s’raportuan dhunën ndaj 3-vjeçarit po ashtu bënë vepër penale