Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kroacia arreston një shqiptar të Kosovës, po trafikonte migrantë

kroate ka arrestuar një shtetas 32 vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se ishte përpjekur të trafikonte pesë iranianë deri në kufirin me Slloveninë, për një kundërpagesë, bën të ditur agjencia kroate e lajmeve, HINA, transmeton Koha.net.

Ai këta po i transportonte me veturën e tipit “Golf”. Policia e ndali atë të premten në vendin Vukashin Shipak gjatë një kontrolle rutinore.

Sipas raportimit, ai ngarkohet për përpjekje për të “hyrë, lëvizur a qëndruar në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kroacisë, vend tjetër anëtar të BE ose nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit”, thekson njoftimi.