Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Krivaqës i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër Dardan Krivaqës, nën dyshimin se ka vrarë 18-vjeçaren M.O..

Njoftimi i Gjykatës thekson se Krivaqa ka ushtruar fillimisht dhunë psikike e më pas edhe fizike ndaj 18-vjeçares deri kur ajo ka vdekur.

Krivaqa dhe A.S. kishin dërguar të dielën trupin e pajetë të viktimës në Spitalin e Ferizajt. Krivaqa kishte ikur dhe është arrestuar të martën.