Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj, ka shkruar të martën “Betimi për Drejtësi”.
Vendimi është marrë më 16 maj 2022.
Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, “me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte vdekur”.
Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që dyshohet se kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar “në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës”. Ata dyshohen se pas rastit, tani të ndjerën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa vet kishin ikur në drejtim të panjohur.
Për këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm. /Betimi për Drejtësi
-
U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
-
Vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut
-
Krivaqës i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit
-
“Drejtësi për Marigonën”, të premten organizim para Gjykatës në Ferizaj
-
Caktohet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut