Gjykata Themelore e Ferizajt ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, që akuzohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.
Masa e paraburgimit ndaj tyre është vazhduar deri më 21 nëntor, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Albënora Bekteshi për KOHËN.
Krivaqa është arrestuar më 24 gusht, një ditë pas arrestimit të Arbër Sejdiut.
Ata akuzohen se më 22 gusht kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ndërsa e kishin dorëzuar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt e ishin larguar nga atje.
Të dyve fillimisht i ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, por kjo masë është vazhduar edhe për dy muaj.
Edhe
Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Artikuj të ngjashëm
-
U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
-
U vazhdohet paraburgimi deri në janar Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut
-
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
-
Krivaqës i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit