Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është për t’u çuditur se si një kriminel me 136 vepra është lënë të endet i lirë dhe të vazhdojë me shkelje.
Sveçla ka thënë se do të hulumtojë në detaje rastin e dy të arrestuarve për vrasjen e vazjës 18-vjeçare Marigona Osmani në Ferizaj.
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares.
“Është e çuditshme se si një kriminel me 136 vepra mund të endet haptas i lirë dhe të vazhdojë me shkelje të panumërta të ligjit. Unë isha në stacion policor dhe kam pranuar një raport nga Policia e rajonit të Ferizajt. Do të hulumtojmë rastin në detaje, duke filluar nga vepra e parë e deri te e fundit se si ka ndodhur që sistemi i drejtësisë të dështojë në këtë përmasë tragjike për ne”, ka thënë Sveçla për KTV pas varrimit të së ndjerës Osmani.
-
Sveçla përplaset me gjykatat e prokurorinë për Krivaqën, i akuzon për dështim
-
Vrasja e 18-vjeçares detyron shtetin të lëvizë
-
Sveçla pas arrestimeve: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
-
Sveçla për vdekjen e të riut në Lipjan: Fajtorët do të marrin dënimin e merituar
-
Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Sejdiu me 15 vjet burgim