Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Caktohet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut

Dardan Krivaqa Arber Sejdiu

Gjykata Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur të martën, se është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, lidhur me vdekjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, në gusht të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca është caktuar për 26 tetor.

“Ju njoftoj se më 26 tetor 2022, me fillim nga ora 10:00, është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve D.K., i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi dhe veprën penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë, si dhe A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet në Objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Më 6 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Janë bërë më shumë se një vit që nga vrasja e Marigona Osmanit nga Ferizaj, për të cilin rast deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve.

Edhe Të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit në pritje të vendimit Arbëri Të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit në pritje të vendimit

18-vjeçarja ishte lënë në ambientet e Spitalit të Ferizajt pa shenja jete, derisa të dyshuarit, Dardan Krivaqa e Arber Sejdiu kishin ikur. Sejdiu ishte arrestuar i pari nga Policia e Kosovës, derisa disa ditë më vonë autoritet arritën ta vënë nën pranga edhe të dashurin e Marigonës, Dardan Krivaqa.