Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Dardan Krivaqa, nën dyshimin se ka kryer vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, M.O.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, Krivaqa më 22 gusht ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj M.O., duke e kryer veprën penale në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”.
Prokuroria ka kërkuar paraburgimin duke përmendur si arsye se ekziston dyshimi i bazuar se Krivaqa me dashje e në mënyrë mizore, për motive të ulëta xhelozie, ka ushtruar fillimisht dhunë psikike e më pas fizike derisa e ndjera ka vdekur.
Në kërkesë janë përmendur rreziku i ikjes dhe përsëritjes së veprës si arsye pse Krivaqa duhet të shkojë në paraburgim.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Edhe
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes në Zlipotok të Dragashit
Krivaqa u arrestua të martën, dy ditë pasi bashkë me A.S. kishin dërguar trupin e të ndjerës në Spitalin e Ferizajt.