Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 54 vjeç ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, kur vetura e tipit Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M., 54 vjeçe, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGruaja në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tch