Gjatë zbatimit të një plani operativ në zonën kufitare, autoritetet kanë hasur në një automjet me targa vendore, pranë të cilit ndodheshin dy persona të dyshuar. Me të vërejtur prezencën e zyrtarëve, ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të Serbisë.
Në afërsi të automjetit është gjetur një sasi e konsiderueshme e drunjve të prerë, për të cilët dyshohet se janë futur ilegalisht nga Serbia. Sipas zyrtarëve të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK) që kanë dalë në vendin e ngjarjes, masa drusore kap vëllimin rreth 100 metra kub.
Automjeti i dyshuar është konfiskuar dhe dërguar në stacion policor. Gjatë verifikimeve, është konstatuar se i njëjti dyshohet të jetë i falsifikuar, pasi janë vërejtur ndërhyrje në numrin e shasisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Ndalohet një roje pylli në Kamenicë, lëshonte fletëpërcjellje për masë drusore që vinte nga Serbia