Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen dy pistoleta me 72 fishekë

Në rrugën “Hamëz Jashari”, Prishtinë dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, transmeton Koha.net.

Tek ai, njofton Policia e Kosovës, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po dje në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 65 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm