Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Pejë ka arrestuar një person ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas Policisë në automjetin e tij është gjethur një pistoletë dhe 27 fishekë.
“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27)”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
I dyshuari plagos veten me armë zjarri në Pejë, konfiskohet AK-47
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë