Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.
Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.
Në njoftimin për media të Prokurorisë, theksohet se u kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj gazetarit Syla
-
Prokuroria kërkon masë të sigurisë ndaj Valon Sylës
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla
-
4,500 euro gjobë personit që sulmoi gazetarin Valon Syla
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari