Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit për sulm me granatë dore në Mitrovicë

paraburgim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve A.D., dhe G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Më datë 09 qershor 2023, i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën ‘11 Marsi 1981’, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., dhe G.H., do të mbahet më 25 gusht.