Prokuroria Themelore në Gjakovë, me datë 10 janar 2019, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M., nga Komuna e Malishevës, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij Xh. M, njofton kumtesa.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje që kishin, për shkak se i pandehuri i ka kërkuar para nënës së tij. Pasi nëna nuk kishte para për t’i dhënë, ai së pari ka filluar të thyejë gjëra në shtëpi dhe pastaj e ka goditur të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, transmeton Koha.net.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.M., ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji.
-
Për shkak të parave sulmoi nënën e tij, kërkohet një muaj paraburgim
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
-
Rrahu djalin e vëllain, Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për të dyshuarin
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që sulmoi fizikisht bashkëshorten për higjienë në shtëpi
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë