Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve, G.K., A.K., F.K., B.K. dhe Sh.K., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Para dy dite, si pasojë e shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, u sulmuan me jete të forta (shufra metali) dy zyrtarë policorë nga shtatë persona të dyshuar. Nga kjo përleshje pesë persona morën lëndime trupore, dy prej tyre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden në masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet nga Pokuroria Themelore e Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy policëve, dyshohet se keqtrajtuan një person në Fushë-Kosovë
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulm në drejtim të policëve
-
Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj personave që u përleshen me policët në Fushë Kosovë
- Sulmojnë dy policë, arrestohen pesë të dyshuar
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur