Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tre të pandehurve lidhur me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë, derisa rasti është cilësuar “vrasje e rëndë në tentativë”.
Ndërkaq, ndaj një të katërti, Gjykata ka vendosur ta lirojë dhe I njëjti të mbrohet në liri.
“Të pandehurve F.K, G.K, B.K gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, duke filluar prej datës 03.11.2020 deri me datë 02.12.2020, ndërsa për të pandehurin SH.K është refuzuar kërkesa për caktim të paraburgimit dhe është liruar që i njëjti të mbrohet në liri”, është njoftuar përmes komunikatës.
Sipas njoftimit, pas seancës dëgjimorë ndaj të pandehurve, ndaj Sh.K është refuzuar kërkesa për caktim të paraburgimit, pasi që nga provat nuk është vërtetuar se I njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është dyshuar.
“Të pandehurve F.G, G.K dhe B.K, iu është caktuar masa e paraburgimit, pasi që të njëjtit mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurit është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tyre në procedurë penale”, njoftohet tutje.
Më 3 nëntor, të pandehurit F.G, G.K dhe B.K, dyshohen se rreth orës 15:40 deri sa të dëmtuarit N.G dhe E.R të cilët janë zyrtar policor ishin në kryerjen e detyrave zyrtare, në rrugën “Rruga e Pejës” në Fushë Kosovë, afër rrethit gjegjësisht Qebaptores “Graniti” kanë vërejtur parking të parregullt të një veturës dhe të cilit i kishin shqiptuar një tiketë trafiku dhe i kishin kërkuar të largohet dhe tani zyrtarët policor ishin nisur në drejtim të veturës zyrtare, ku me atë rast të pandehurit F.K, B.K, A.K, G.K, SH.K që janë pronar të Qebaptores “Graniti” kishin dal para lokalit dhe të gjithë në bashkëkryerje kishin filluar fillimisht ti fyejnë dhe ti kërcënojnë e më pas me mjete të forta me qëllim të privimit nga jeta, kishin filluar që ti godasin zyrtarët policor duke tentuar që të ju marrin armën dhe pajisjet tjera zyrtare dhe pastaj i kishin goditur në regjionin e kokës dhe në tërë trupin, duke ju shkaktuar lëndime trupore.
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy policëve, dyshohet se keqtrajtuan një person në Fushë-Kosovë
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulm në drejtim të policëve
-
Paraburgim ndaj tre të pandehurve për vrasje të mbetur në tentativë
-
Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave që dyshohet se sulmuan dy policë në Fushë Kosovë