Një person është plagosur me armë zjarri dhe pesë të tjerë janë lënduar, dy prej të cilëve policë, gjatë një përleshje fizike në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se policia e ka marrë informacionin rreth orës 14:00 për një sulm ndaj personave zyrtarë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .
-
Përleshje mes katër personave në Fushë-Kosovë, prej tyre tre shtetas të huaj
-
Plagosje në Fushë-Kosovë
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, viktima u gjet me lëndime në rrugë
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici