Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulm në drejtim të policëve

paraburgim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar të premten masën e paraburgimit ndaj dy personave që dyshohet se kanë gjuajtur në drejtim të policëve, më 15 mars të këtij viti.

Gjykata Themelore ka bërë të ditur se masa e paraburgimit është caktuar për secilin veç e veç.

Në komunikatë bëhet e ditur se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Të pandehurit M.R dhe I.R dyshohen se me datë 15.03.2022 rreth orës 21:19, derisa zyrtarët policor E.B dhe L.H kishin qenë duke patrulluar këmbë të angazhuar në planin operativ për parandalim të vjedhjeve dhe veprave tjera penale, ishin sulmuar nga i dyshuari M.R i cili fillimisht kishte tentuar ti godasë me veturën e tij BMË dhe me pas nga vetura kishte shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor L.H i cili paraprakisht i ishte prezantuar si zyrtar policor dhe e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo i dyshuari nuk kishte përfillë urdhrin dhe nga një distancë e shkurtë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke i rrezikuar drejtpërdrejtë jetën. Zyrtarët policor kishin arritur ta ndalojnë të dyshuarin M.R, mirëpo gjatë ballafaqimit me të, dy zyrtarët policor ishin sulmuar fizikisht nga i dyshuari I.P i cili i kishte goditur me grushte duke ju shkaktuar lëndime trupore, në këto momente kishin arritë edhe njësi tjera policore dhe kishin futë situatën nën kontroll, ku edhe u bë arrestimi i dy të dyshuarve. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon komunikata.