Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një 13-vjeçareje, kërkohet paraburgim
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit E.K., nën dyshimin e veprës penale të “dhunimit” të një 13-vjeçareje.
Policia të mërkurën doli me kërkesë për ndihmë të qytetarëve për gjetjen e të pandehurit dhe të viktimës, e cila u raportua si e zhdukur që nga 23 shtatori. Ndërkaq, sot Prokuroria ka njoftuar për arrestimin e të pandehurit si dhe për kërkesën për paraburgim.
Sipas njoftimit, nga 23 shtatori për një javë, i pandehuri me të miturën kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ndërsa “gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi”.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin e 13-vjeçares nga Gjakova
-
Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunimin e një të miture në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgim për “dhunim”, i dyshuari dhe viktima të mitur