Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy punonjësve të një kompanie të shërbimeve funerale, me akuzat për dëmtim të varreve dhe kufomave.
E.R. dhe M.N. dyshohet se të mërkurën shkuan në Klinikën Infektive në QKUK për të tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K. dhe ta dërgojnë atë në Prizren për ceremoninë e varrimit.
Mirëpo, të dyshuarit në Infektive kishin marrë trupin e pajetë të Z.D. së bashku me dokumentacionin e nevojshëm përcjellës, duke menduar se kishin marrë trupin e H.K.
Trupi i Z.D. i ishte dorëzuar familjarëve në Prizren dhe ishte varrosur duke menduar se është H.K.
Me të kuptuar gabimin të dyshuarit kanë marrë trupin e pajetë të H.K. dhe e kanë dërguar tyre varrezat e qytetit, duke e paguar një person 300 euro për zhvarrosje të trupit të pajetë të Z.D. dhe varrosje në të njëjtin varr trupin e H.K..
Edhe
U caktohet masa e paraburgimit punëtorëve të kompanisë së funeraleve që ngatërruan kufomat
“Me të kuptuar gabimin e ndodhur, të dyshuarit E.R., dhe M.N., sërish janë kthyer në Klinikën Infektive dhe nga aty kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe e kanë dërguar në varrezat e qytetit në Prizren. Të dyshuarit e lartëcekuar, rreth orës 18:00, kanë paguar 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e trupit të pajetë të viktimës Z.D., dhe në të njëjtin varr, kanë varrosur viktimën H.K. E gjithë kjo, është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K., dhe pa njoftuar zyrtarët policor. Më pastaj, trupi i zhvarrosur viktimës Z.D., është kthyer sërish në Prishtinë. Më këto veprime, të dyshuarit E.R., dhe M.N., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” nga neni 413 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet nga Prokuroria në Prizren.