Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar të mërkurën mbrëma se menaxhmenti i saj është njoftuar me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë vdekur në këtë klinikë.
Sipas Klinikës, menaxhmeti i saj dhe organet kompetente të hetuesisë, kanë ndërmarrë veprime e nevojshme për ta hetuar rastin.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.
Klinika nuk ka dhënë detaje të tjera se si mund të ketë ndodhur përzierja e dokumentacionit apo për cilët pacientë bëhet fjalë konkretisht.