Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar një mjek në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia arreston një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një mjeku të Klinikës Infektive
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual