Dy persona janë arrestuar të martën në Prizren pasi dyshohen se i kanë dëmtuar disa varreza.
Policia njoftoi se të arrestuarit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, derisa ndaj tyre është iniciuar vepra penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Një burrë në Prizren raporton se janë dëmtuar varret e dy familjarëve
-
Plagoset një person në Prizren
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
6 të arrestuar, prej tyre 5 të mitur, për dëmtim të varrezave apo kufomave në Obiliq
-
Dëmtohet një varr në Kamenicë