Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj 10 personave të dyshuar për bixhoz.
Masa e paraburgimit për 30 ditë është kërkuar ndaj të dyshuarve L.R, P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e Prokurorisë thuhet se kërkesa lidhet me rastin e 28 shkurtit, kur rreth orës 23:00 në një kafiteri në Suharekë, pronari i lokalit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizon dhe merr pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë, lokalin e përdorë për lojëra të fatit.
“Me rastin e lokalizimit të vendit nga zyrtarët policorë kur të njëjtit tentojnë të hyjnë në lokal, dera e lokalit ishte e mbyllur me çelës nga brenda, dhe ishte me pak ndriçim, e pas tentimit të zyrtarëve për ta hapur derën, aty i pandehuri L.R., e hap derën, ku gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë brenda në lokal në tavolinat ku kanë qenë ulur të pandehurit e lartëcekur janë hasur në total dyqind e tetë (208) letra, nëntëdhjetë e gjashtë (96) kartela me mbishkrimin AliExpress me barcode, të cilat dyshohet se janë kartela për lojërat e fatit online”, thuhet tutje në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se nga të pandehurit janë sekuestruar 15,260 euro dhe 1,200 franga zvicerane.
Të pandehurit L.R.,P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh., gjenden në ndalim 48-orësh.