Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, V.J., dhe G.J., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” si dhe “Kanosja”.
Prokuroria njoftoi se më 24 shkurt 2022, në Malishevë, të pandehurit në bashkëveprim me njëri tjetrin i sulmuan personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të dëmtuarit B. F., dhe D. K., që të dy zyrtarë policorë në stacionin policor në Malishevë.
“Derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, përkatësisht ishin në patrullim me veturë në qytet, kishin vërejtur një veture e cila ishte e parkuar ne vend parkimi ne kundërshtim me rregullat e trafikut, ku i pengonte pjesëmarrësit e tjerë ne trafik. Zyrtarët policorë kanë kërkuar dokumentet nga vozitësi i veturës duke i treguar edhe arsyen për një gjë te tille, ku fillimisht i pandehuri V.J., kishte hezituar ti jepte dokumentet , më pastaj del nga vetura dhe kishte filluar te behej agresiv ndaj zyrtarit policor, dhe aty iu kishte bashkëngjitur edhe vëllai i tij i pandehuri G.J., dhe të dy i sulmojmë fizikisht të dëmtuarit B. F., dhe D. K”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
I pandehuri G.J., e sulmoi fizikisht zyrtarin B. F., duke e goditur një herë me grusht në pjesën e majtë të kokës, konkretisht në veshin e majtë, si dhe në dorën e majtë, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti, duke përdorur forcën me dy duart në gjoks e largon të dëmtuarin D.K.
Gjithashtu, të pandehurit pas arrestimit nga ana e policisë i kanë kanosur zyrtarët policorë, B.F., dhe D.K., me fjalë të ndryshme, me qëllim të frikësimit.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 30 ditë.
-
Një muaj paraburgim dy personave që sulmuan zyrtarët policorë në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgim për tre të dyshuar që sulmuan policët në Rahovec
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës