Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve H.A., G.C., dhe S.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 30 janar 2022, në një lokal në Rahovec, ku i pandehuri H.A., i ka sulmuar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, pikërisht të dëmtuarit V.K., M.H., dhe G.K., që të tre zyrtarë policorë.
“Përderisa patrulla policore bashkë me Inspektorët e AVUK- ut, kanë hyrë në lokal dhe kanë kërkuar që të largojnë klientët për shkak të masave kundër COVID-19, i pandehuri, fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas nga xhepi nxjerr një thikë dhe gjatë arrestimit nga ana e zyrtarëve policor, të dëmtuarit V. K., i shkakton lëndime me mjet të rrezikshëm-thikë, ndërsa zyrtarët policor M.H., dhe G.K., pësojnë lëndime trupore në duar”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime ai ka kryer “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri S. J., me dashje, me forcë ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, të dëmtuarën, zyrtaren policore A. K., ku i pandehuri, ka filluar t’i pengojë zyrtarët policorë në arrestimin e të dyshuarve H. A., dhe G. C., ku vazhdimisht ka tentuar t’ia largojë duart të dëmtuarës që mos të arrestohen të pandehurit.
Edhe
Një muaj paraburgim dy personave që sulmuan zyrtarët policorë në Gjakovë
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Prokurori i rastit, ndaj tre të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente.