Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N., për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprave penale “ Dhuna në familje” dhe “ Pjesëmarrje në rrahje”.
Rasti kishte ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 8 tetor 2019, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore janë përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta, shufra hekuri dhe druri, grushte e shqelma kanë goditur njëri tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore.
Po ashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh. N.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara më lartë.
Prokurori i rastit ndaj tyre ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
-
Prokuroria e Gjakovës: Në muajin gusht janë ngritur 20 aktakuza për dhunë në familje
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan në Gjakovë
-
Prokuroria e Gjakovës gjatë janarit ka ngritur 7 aktakuza për dhunën në familje