Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht të këtij viti ka ngritur 20 aktakuza ndaj 20 personave për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas Prokurorisë së Gjakovës, gjatë këtij muaji, është bërë kërkesë që të caktohet masa e paraburgimit ndaj 14 personave të dyshuar për këtë vepër dhe se ata gjenden në paraburgim.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria në Gjakovë gjatë tetorit ngriti 20 aktakuza për dhunë në familje
-
Katër burra e katër gra në Gjakovë janë arrestuar për dhunë në familje
-
Prokuroria në Gjakovë ngre 10 aktakuza për dhunim, sulm seksual dhe detyrim në prostitucion
-
Gjatë 2021-tës, Themelorja e Ferizajt ngriti 214 aktakuza për raste të dhunës në familje
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar