Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër vrasje për katër ditë në Shqipëri

Për vetëm katër ditë në fillim të qershorit kanë ndodhur katër vrasje në Shqipëri.

Dita e parë e muajit nisi me vrasjen e biznesmenit Ç.S. që u qëllua për vdekje me plumba, një në kokë e një në trup, raporton tch. Sipas raportimit, ai u vra në banesën e tij në Tepelenë. Ende s’dihen motivet që çuan në vrasjen e tij, ndërsa policia ka thënë se po e heton rastin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak më vonë u regjistrua një tjetër vrasje. Në Lushnje, u vra R.Q. Raportohet se gjithçka ka nisur pasi autori kishte kërkuar një birrë në lokal, por pronari, viktima, i kishte thënë se i duhet ta mbyllë lokalin për shkak të orës policore. Përplasja vazhdoi në konflikt fizik. Disa orë pas rastit, i dyshuari është kthyer në lokal dhe nga hyrja e pasme e ka qëlluar pronarin e lokalit, ndërsa të birin e tij e ka plagosur.

Më 3 qershor, u vra Sh.V.. Vrasja e tij raportohet se ndodhi në shenjë hakmarrjeje.

Një ditë më vonë, M.P. ka vrarë ish-dhëndrin e tij, K.S.. Ekzekutimi ndodhi vetëm 30 minuta para seancës gjyqësore, në të cilën pritej të vendosej se me kë do të rrinin tre fëmijët e çiftit./tch.