Katër persona janë vrarë në rajonin e Prizrenit në javën e fundit.
Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, ka shtruar dilemën nëse mungesa e perspektivës zhvillimore e varfëria e skajshme janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme. Ka shtuar se ky fenomen tani po merr karakter të normalitetit ditor.
“Në Prizren e Suharekë, për katër ditë katër të vrarë. Mungesa e perspektivës zhvillimore, varfëria e skajshme në të cilën po jetojmë, a janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme. Ndoshta dhe përpara ka pasur vrasje, por po më duket tani ky fenomen po merr karakter të normalitetit ditor”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm