Kronikë

Një i ri vritet në Prizren, dy persona arrestohet nën dyshimin se e therën me thikë

Foto: Koha / ilustrim

Një 19-vjeçar ka vdekur në Qendrën Emergjente në Prizren, pasditen e së dielës, pasi kishte marrë lëndime nga një përleshje në rrugën “Xhevat Berisha”.

Sipas njoftimit nga Policia, pas pranimit të informatës për të dyshuarit, është kryer një kontroll dhe janë arrestuar, H.S. i lindur më 1996 dhe Sh.S. i lindur më 1994.

Policia ka sekuestruar dy thika që dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje në afat prej 48 orësh.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia ka thënë se po punon për të kuptuar rrethanat se si erdhi te vrasja.