Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Prizren, me ç’rast janë lënduar 12 persona.
Policia e Kosovës bën të ditur se në aksident janë përfshirë katër vetura me targa vendore, derisa vozitës ishin dy shqiptarë e dy turq, transmeton Koha.net.
“Si pasojë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit, tetë burra turq dhe një grua shqiptare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, thotë PK.