Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhir që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, në drejtim të pikëkalimit kufitar Vërmicë.
Në aksident janë përfshirë tetë vetura dhe ishte bllokuar përkohësisht rruga, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sipas raportimeve te deritashme ju njoftoj se në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të pikëkalimit kufitar Vërmicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është bllokuar përkohësisht. Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Automjetet janë duke shfrytëzuar rrugët alternative. Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve. Pas raportimeve shtese nga kompetentet do të njoftoheni për informacione tjera”, ka njoftuar Hoxha.
Rruga tashmë është liruar.
"Nga njesia policore per menaxhimin e autostrates jemi informuar se nga ky moment rruga e cila ka qene e bllokuar ne drejtim te PKK Vermicë, eshte liruar dhe qarkullimi eshte kthyer ne normalitet".