Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të lënduar nga një aksident në Prizren

Foto: Koha / ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur dje në Prizren.

Sipas Policisë, të përfshira ishin dy vetura dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë, tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj) kosovarë dhe këmbësori mashkull kosovar.

Njëri nga vozitësit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, tjetri është ndal për tretman në Spitalin e Prizrenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë liruar pas tretmanit mjekësor.