Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident zinxhiror në Prizren

Foto: Koha / ilustrim

Në Prizren dje ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura, me ç’rast kanë pësuar lëndime pesë persona.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ismajl Kryeziu rreth orës 18:15, transmeton koha.net.

“Raportohet për aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit si dhe katër (4) bashkudhëtarë në automjetet e ndryshme dy meshkuj K/Shqiptarë dhe dy femra moshë e mitur K/Shqiptare”, thuhet në komunikatë.

Personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku pas tretmanit lirohen.

Artikuj të ngjashëm