Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Prizren.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 22:25, transmeton Koha.net.
“Raportohet se nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore dhe ngasës K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit meshkuj K-Shqiptarë dhe pesë femra K-Shqiptare”, thotë PK.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.