Katër persona janë arrestuar të shtunën në Kosovë, nën dyshimin se kanë kontrabanduar me migrantë.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, dy nga të dyshuarit janë arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që në veturat e tyre janë hasur dy shtetas të huaj dhe disa të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të pyllit.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë pasi ishin shpallur në kërkim policor një ditë më parë, por më pas janë liruar.
“Raportohet se për procedura të rregullta është ndaluar vetura me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Në veturë ka qenë dhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe viktima mashkull shtetas i huaj, ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit viktima nuk ka poseduar vizë ose leje qëndrim për Republikën e Kosovës, andaj zyrtarët policor kanë urdhëruar kthimin e viktimës, mirëpo drejtuesi i veturës, i dyshuari ka refuzuar urdhrat dhe me veturë ka ikur nga pika kufitare duke u futur në territorin e Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, të dyshuarit janë vë në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tyre, ndiqet procedurë kundërvajtëse, kurse për shtetasin e huaj, njoftohet se njësia për migrim dhe të huaj është duke e trajtuar rastin.
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Gjilan
-
Policia ndalon tre persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë
-
Arrestohen 4 të persona në Mitrovicë, u zunë duke kontrabanduar 5 shtetas të Jemenit
-
Kapen disa migrantë në kamionët e gjetur në oborrin e një objekti afarist në Shtime