Të paktën dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kontrabanduar me migrantë.
Policia ka njoftuar të martën se rasti është regjistruar rreth orës 22:15 të hënën në Gjilan.
Sipas raportit, vetura në të cilën ishin ata është urdhëruar për ndalim fillimisht dhe e njëjta ka tentuar t’i shmanget patrullës, por është ndaluar.
“Pasagjerë ishin një mashkull kosovar dhe dy shtetas të huaj. Të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë.
Ndërsa shtetasve të huaj thuhet që pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim, janë liruar.
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
-
Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Policia ndalon tre persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë
-
Dyshohet për kontrabandim me migrant, shtetasja e huaj arrestohet në Prishtinë